E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, me portier të ri!

Ekipi i Barcelonës siç duket kanë gjetur zëvëndësimin e Valdesit, i cili sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në një ekip tjetër, e ai siç duket do të jetë portieri momental i Liverpoolit Pepe Reina.

Ekipi i Barcelonës janë të bindur se do të sigurojnë shërbimet e Reinas, pasi që ata i ofruan Livepoolit një ofertë të mirë, prej 10 milion funtash.

Reina një ish-anëtar i akademisë së Barcelonës,përflitej prej kohësh si zëvëndësues i Valdesit, ka refuzuar të nënshkruaj një kontratë të re me the Reds, dhe ka shumë të ngjarë ta përfundojë aventurën 8 vjeqare me ta dhe të kthehet te klubi ku edhe luajti babai i tij Miguel gjatë viteve të 70-ta./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›