E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus e mbyll kampionatin me humbje

Juventusi e mbyll kampionatin me një humbje me rezultatin 3-2 përballë ekipit të Sampdorias në transfertë.

Kjo humbje nuk ndikon aspak në objektivat e bardhezinjve, pasi kanë siguruar me kohë titullin kampion dhe po mendojnë për edicionin tjetër.

Juventusi kaloi i pari në avantazh me Kualiarelën në minutën e 25, Martins barazoi me penallti në minutën e 31.

Silvestri kalon në avantazh vendasit në minutën e 57', ndërsa në të 75', Icardi e trefishon rezultatin.

Në minutën e fundit në ndeshjes Giancerini ngushton shifrat për Juventusin në 3-2.

d.b/shqiptarja.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›