E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona në gjysmëfinale, Mesi rekord

Gatty Images

Barcelona është kualifikuar për në gjysmënfinalen e Ligës së Kampionëve pasi ka gjunjëzuar Milanin në Kamp Nou me rezultatin 3-1.

Ekipi italian edhe pse i rezistoi epërsisë së Barcelonës në San Siro, në Spanjë nuk ka mund dot t’i bëjë ballë Mesit.

Argjentinasi arriti të gjejë rrugën e rrjetës dy herë me anë të penalltive. I pari u realizua në minutën e 11, ku pas një ndërhyrje të Nestës arbitri akordoi penallti.

Milan u kundërpërgjigj shpejt, gjë e cila bëri që për pak të besohej se nuk do të dorëzohet lehtë. Italianët barazuan shifrat në minutën e 33 me Nocerinon.

Por katër minuta nga fundi i pjesës së parë arbitri dha një tjetër penallti për spanjollët. Ishte përsëri Nesta shkaktari.

Mesi bëri edhe kësaj herë detyrën. Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë ishte Iniesta që vulosi rezultati dhe fatin e dy ekipeve.

Mesi ka thyer një rekord dhe ka barazuar një tjetër. Ai është bërë lojtari më i ri që shënon 50 gola në Ligën e Kampionëve. Argjentinasi këtë sezon të Ligës së Kampionëve ka shënuar 14 gola, aq sa edhe ish sulmuesi i Milanit Jose Altafini.

Sa i takon takimit tjetër të Ligës së Kampionëve, Bajerni i Mynihut ka mposhtur 2-0 Marsejën, duke siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 4-0. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›