E Diel, 1 Nëntor 2026

Grafitet antishqiptare, ndalohen tre maqedonas

OHER- Policia ka ndaluar tre të rinj maqedonas të moshave 16 dhe 17 vjeç, që janë autorët e  grafiteve fyese antiraciste dhe antishqiptare.

Tre të rinjtë gjatë 23 marsit në disa objekte të Ohrit kishin shkruar grafite me përmbajtje fyese si dhe kryqe fashiste.

Policia theksoi se autorët janë H.T (16), A.P (16) dhe V.D (17), të tre nga qyteti i Ohrit.

Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli i shtëpive të tyre, ku policia në kompjuterët personal ka gjetur materiale me përmbajtje fyese nacionaliste, si dhe janë gjetur rrobat që i mbanin ne kohen qe shkruanin grafitet në terren.  MPB theksoi se do të ndërmarrë masat ligjore ndaj tre të miturve. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›