E Enjte, 5 Nëntor 2026

Barcelona, në “telashe” për Ksavin

Barcelona duhet të paguajë një klauzolë prej 5 milion euro Al Sadd për të marrë Xavi. Kjo klauzolë u nënshkrua në rinovimin e fundit, që klubi i Katarit bëri me ish-futbollistin e Barcelonës qershorin. Kjo gjë i ka dhënë një kthesë tjetër realizimit të dëshirës së barcelonës për të marrë në drejtimin e skuadrës së vet Xavin. Për të zgjidhur këtë ngërç, drejtuesit e Al Sadd kanë kërkuar që të vijë në Katar për të biseduar vetë presidenti i barçës, La Porta.

Ka qenë Sheikh Mohammed bin Hamad që ka kërkuar bisedimet me Joan La Portën nëse duan që Xavi të shkojë falas në Barcelonë. Kjo në shenjë respekti dhe përzemërsie të Sheikut. Në Doha nuk e përjashtojnë mundësinë që presidenti i skuadrës katalane të bëjë një udhëtim rrufe në Katar në orët e ardhshme për të përfunduar mbylljen e operacionit. E për të shpëtuar pesë milionë ia vlen një përpjekje e vogël.

Por në momentin e fundit, presidenti La Porta ka vendosur të mos udhëtojë për në Doha, por ka dërguar Rafael Yuste, zëvendëspresident sportiv i Barcelonës dhe Mateu Alemany, drejtorin e klubit. Në një kohë që Katari e bëri të qartë se kërkonin praninë e presidentit të Barçës në negociatat për Xavit.

Ata ishin të gatshëm të negocionin vetëm ballë për ballë me presidentin më të lartë të Barcelonës, në të kundërt do t’i referoheshin pagesës së dëmshpërblimit. Kjo është një shumë e rëndësishme, pasi Barcelona ka vetëm një limit pagash prej 3.5 milionë euro për të ndërmarrë nënshkrimin e Xavit dhe stafit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›