E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zyrtare: Conte është trajneri i ri i Tottenham

Ka mbërritur zyrtarizimi, Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenham. Ish-trajneri i Interit nënshkroi deri në vitin 2023 me një opsion për të rinovuar dhe për një vit tjetër: “Verën e kaluar nuk isha ende gati emocionalisht, historia me zikaltërit përfundoi shumë shpejt. Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam kthyer në stërvitje, mezi pres të filloj. Ky klub është ambicioz dhe dëshiron të jetë protagonist”.

“Entuziazmi dhe vendosmëria ngjitëse e Daniel Levy-t në dëshirën për të më besuar mua këtë detyrë tashmë kishte goditur në shenjë. Tani që rasti është kthyer, kam zgjedhur ta shfrytëzoj me shumë bindje”.

“Tottenham ka objekte më të avancuara dhe një nga stadiumet më të mira në botë”. Kënaqësi edhe nga Paratici: “Kemi kënaqësinë ta mirëpresim në klubin tonë. CV-ja e tij flet vetë, ai ka përvojë të madhe dhe trofe të shumtë në Itali dhe Angli. I njoh cilësitë e tij, mezi pres të shoh punën e tij me lojtarët tanë të talentuar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›