E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona pëlqehen Mats Hummels

Blerja e një qendërmbrojtësi është kthyer nga nevojë në domosdoshëmri për Barcelonën. Karles Pyjol dhe Zherard Pike janë futbollistët e vetëm që mund të kryejnë këtë rol dhe në rast të mungesës së njërit prej tyre, problemet e katalanasve në prapavijë bëhen evidente.

Maskerano është një shkatërrues i shkëlqyer, i aktivizuar edhe në qendër në rastet emergjente, por nuk mund të konsiderohet zgjidhje për këtë problem, ndërsa ideja për t’i besuar Aleks Song ka rezultuar e dështuar. Të rinjtë Batra dhe Muniesa, me shumë se për të tashmen, konsiderohen zgjidhje për të ardhmen. Në këto kushte, teknikët e Barcelonës kanë përpliruar një listë me futbollistët që mund t’i japin zgjidhje problemit të qendrës së mbrojtjes për një sezon me 60 ndeshje.

I pari në listë është Mats Humels, që i përafrohet më shumë profilit blaugrana, por për të arritur tek mbrojtësi i Borusias së Dortmundit, Barcelona duhet të mposhtë konkurrencën e Bajernit. Pas Humels vjen Visent Kompani i Manchester Sitit, për të cilin u negociua edhe një vit më parë, por pa rezultat. David Luiz i Celsit është një tjetër emër shumë i pëlqyer në Katalunjë, por braziliani vështirë se do të lejohet të largohet nga Roman Abramovic. Këta tre futbollistë vlerëson nga 25 deri 30 milionë euro. Për të zbritur me pas te profili i një mbrojtësi që vlen nga 10 deri 15 milionë euro, ku përfshihen Vertonghen i Totenhem, Agger i Liverpulit dhe Vermalen i Arsenalit.

Në grupin e tretë të listës blaugrana janë futbollistë intetesantë për cilësitë teknike por edhe për një cmim më të favorshëm, por që japin më pak garanci. Ino Martinez i Real Sociedadit, Markinjos i Romës, dhe Ezekiel Garai i Benfikës, mbeten për t’u studiuar edhe për faktin që cmimi i tyre vërtitet nga 10-12 milionë Euro. Me një listë me kaq shumë emra, Barcelona pritet të hidhet në sulm gjatë merkatos së verës, për të arritur tek alternative më e leverdisshme.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›