Zagrebi në atmosferë “lufte”, kosovarët e presin më padurim

Prej dje (e enjte) rrugët e Zagrebit janë bllokuara. Ardhja e ekspeditës së Serbisë në Zagreb për të luajtur takimin e vitit me Kroacinë, ka bërë që kryeqyteti kroat të vërshohet nga policët, për shkak të tensionit të lartë të ndeshjes së sotme, Kroaci – Serbi.
Takimi do të nis në ora 18:00 dhe luhet në stadiumin ‘Maksimir’ të Zagrebit. Kjo ndeshje, për shkak të së kaluarës së dy shteteve, ka bërë që të tërheq vëmendjen e tërë Ballkanit, e me këtë edhe Kosovës. Tifozët kosovarë janë duke pritur me padurim këtë takim, dhe animet e tyre tashmë dihen. Kroacia është aleati i tyre, dhe këtë e kanë dëshmuar edhe tifozët kroat në Kampionatin e kaluar Evropian, duke mbajtur flamuj dhe shalle me mbishkrimin Kosova. Madje, një foto e tifozëve kroat, duke pozuar me topin “Accept Kosova in UEFA” (Pranojeni Kosovën në UEFA), kishte bërë bujë të madhe në mediat botërore.
Trajneri i Kroacisë, para ndeshjes ka deklaruar se vetëm fitorja u hynë në punë, derisa ai i Serbisë, Sinisa Mihajlovic ka parashikuar ndeshje të ballancuar. Kroatët u kanë bërë thirrje tifozëve të ruhen nga dhuna. Kroacinë në stërvitjen e fundit e ka vizituar edhe ish-trajneri i Kroacisë dhe Prishtinës, Qiro Bllazheviq, i cili ka motivuar kroatët. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2014./Indeksonline/