Barcelona, pothuajse një formalitet
Sonte në mbrëmje do të mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve. Barcelona, me rezultatin 4-0 në favor të saj në ndeshjen e parë, përjashto ndonjë mrekulli të bavarezve, ka më shumë se një këmbë në turnin tjetër.
Liverpuli i mundur në ndeshjen e parë në Anfield Road 1-3 ndaj Çelsit, ndodhet në një situatë kritike, pasi i duhet të fitojë 3-0 në Londër për t’u kualifikuar. Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez mundohet të tregohet optimist dhe flet për kapitenin e ekipit, Stiven Xherard: “është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi javën e kaluar dhe do udhëtojë me ne për në Londër. Vetëm atje do të marr ndonjë vendim. Nisemi nga një rezultat tepër i disfavorshëm, 1-3, por me Xherard në fushë dhe në formë, gjithçka mund të ndryshojë.