E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri blindon Makedën

Mançester Utd. është i gatshëm të blindojë sulmuesin e ri italian Federiko Makeda, pas dy golave të mrekullueshëm të sulmuesit të ri në dy ndeshjet e fundit, kundër Aston Vilës në minutën e 93 dhe kundër Sandërlendit vetëm një minutë pasi ishte futur në lojë. Sipas shtypit anglez, sulmuesi italian 17-vjeçar do të firmosë një kontratë këtë verë ku do të përfitojë gjysmë milioni € në vit. Makeda, i rritur si sportist me të rinjtë e Lacios, përfiton 1500 € në muaj plus 2000 € për çdo ndeshje të luajtur në Premier Ligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›