Barcelona, tani është zyrtare: Aubameyang ka nënshkruar

Barcelona e Xavi-t më në fund ka zyrtarizuar në faqen e saj ardhjen e Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi gabonez, i cili kishte ndërprerë kontratën me Arsenalin, ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025, në të cilën ekziston një mundësi për të rënë dakord për largimin e tij në vitin 2023. Klauzola është vendosur në 100 milionë euro.
Një përpjekje e gjatë e katalanasve për të siguruar shërbimin e një sulmuesi. Një listë me emra, ku në vend të parë ishte Alvaro Morata, sigurisht dhe me një plan B, Aubameyang. Në fund gjithcka ka marrë një rrugë të caktuar dhe trajneri Xavi ka tashmë në dispozicion sulmuesin e kërkuar.