Kupa e Spanjës, me dy takime në RTSH Sport

Veprimtaria më e vjetër e futbollit spanjoll, Kupa e Spanjës, që njihet ndryshe si Kupa e Mbretit, e cila e ka mbyllur të enjten e shkuar turin e 16-shes, duke përcaktuar edhe 8 skuadrat që vijojnë më tej betejën për këtë trofe, e ka hedhur një ditë më pas edhe shortin e çerekfinaleve, ku padyshim spikat përballja midis Atletik Bilbaos dhe Realit të Madridit. Baskët u hakmorën për humbjen sezonin e shkuar përballë Barcelonës, duke i eliminuar të enjten në mbrëmje katalanët, pas fitores 3-2 në shtesë, ndërsa edhe Reali për t’u kualifikuar me përmbysje përballë Elçes.
Dhe pikërisht kjo përballje do të vijë për sportdashësit të enjten drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit, duke nisur nga ora 21:30. Ndërkaq, sonte transmetuesi publik publik do të sjellë po në RTSH Sport, por duke nisur nga ora 20:55, takimin Valencia-Kadiz, në një nga dy duelet e tjera janë vënë përballë dy ekipe të gjysmës së sipërme të renditjes me dy të gjysmës së poshtme.
Në takimin tjetër, Majorka është mysafire në kryeqytet për t’u ndeshur me Rajo Vajekanon. Duhet theksuar se 8 të skuadrat që kanë mbërritur në çerekfinale militojnë në nivelin më të lartë të kampionatit spanjoll të futbollit dhe një çift i baraspeshuar është ai midis Real Sociedadit të vendit të 5-të dhe Real Betisit të vendit të 3-të. Takimet e çerekfinaleve, që do të zhvillon si deri më tani, me një përballje të vetme.
Kupa e Spanjës(çerekfinalet)
Athletic Club vs Real Madrid
Real Sociedad vs Real Betis
Valencia vs Cádiz
Rayo Vallecano vs Mallorca