Barcelona turpëron Atletico Madridin

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat prej 5-2, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou kundër Atletico Madridit, duke vazhduar kështu seritë pozitive të viteve të fundit kundrejt skuadrës së dytë nga kryeqyteti spanjoll.
Me të filluar ndeshja (2'), Zlatan Ibrahimovic i kaloi katalunasit në epërsi. Pas këtij goli Blaugranët nuk u ndalën duke arritur të shënojnë edhe tri herë vetëm në pjesën e parë.
Lionel Messi (16') dyfishoi rezultatin, ndërsa Dani Alves (30') dhe Seydou Keita (42') e ngritën epërsinë në 4-0.
Sergio Aguero (45') dhe Diego Forlan (84') ngushtuan avantazhin e vendasve në 4-2, mirëpo në fund të takimit Leo Messi shënoi edhe golin e pestë për vendasit duke turpëruar sërish Atleticon.