E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardhi: Aksioni politik i PD-së, garantim i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se, aksioni politik i PD-së do të jetë i përqendruar në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi kritikoi në një prononcim për mediet zhvillimin e proceseve zgjedhore gjatë viteve të fundit, duke deklaruar se nuk është lejuar kurrë një proces i denjë zgjedhor dhe se nuk ka pasur një reformë kuptimplotë zgjedhore.

Bardhi përmendi Kodin Zgjedhor të vitit 2008, i miratuar pas kërkesave të opozitës së asaj kohe, dhe përmirësimet “kuptimplota” që u bënë në vitin 2012.

Bardhi nënvizoi se, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për problemet zgjedhore, është e domosdoshme të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai theksoi se, PD do të vazhdojë të angazhohet për të siguruar që procesi zgjedhor të përmbushë standardet e kërkuara për transparencë dhe ndershmëri, duke përqendruar aksionin politik në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›