Bardhi: Nuk e njohim vendimin për përjashtimin, i pavlefshëm
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka deklaruar për mediat se ata nuk e njohin vendimin e përjashtimit për 23 prej tyre.
Bardhi u shpreh se, “urdhri për përjashtimin e tyre është dhënë nga Edi Rama dhe është i pavlefshëm, ndërsa lajmëroi se të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të përjashtuarit, do të marrin pjesë në seancat e ardhshme dhe komisionet parlamentare”.
“Kemi vendosur të vijojmë aksionin tonë opozitar për të kthyer parlamentin në zbatimin e rregullave. Kemi konstatuar pavlefshmërinë e urdhrit të Edi Ramës për të përjashtuar nga veprimtaria parlamentare të deputetëve. U kërkojmë këtyre që firmosin të mësojnë edhe matematikën e klasës së parë, pasi thonë se na përjashtuan për 10 ditë, kur në fakt afati del 11 ditë. Kjo tregon sa të verbër janë kur firmosin”, u shpreh ai.
Ai i bër thirrje mazhorancës dhe grupi i PS, sikurse u shpreh, t’i kthehen arsyes dhe zbatimit të kushtetutës. Patjetër që do vijmë në seancë dhe do marrim pjesë në çdo mbledhje komisionesh. Çdo kërkesë e jona është e drejtë. Rama nuk na do në parlament, por ne do jemi në parlament”, u shpreh ai.
/rtsh.al/