E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Kjo ditë shënon një fillim të ri për opozitën. Qëndresë me të gjitha format deri edhe te mosbindja civile

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të vijojë me qëndresën “në të gjitha format”, duke paralajmëruar deri mosbindje civile. Në një deklaratë për mediat, pas bllokimit të sallës në Parlament duke moslejuar zhvillimin e seancës plenare, Berisha akuzoi maxhorancën se po shkel Kushtetutën.

“Në mënyrën më të përsëritur ne kemi paralajmëruar se kjo situatë nuk do mund të pranohet nga opozita. Dhe se loja me kallp-opozitën është akti më i shëmtuar që mund të bësh në një vend të lirë. E vërteta është se Edi Rama, jo vetëm ka ecur duke shkelmuar gjithnjë e më shumë Kushtetutën, ligjet, parimet, por është i gatshëm të ecë gjer në fund në rrugën e tij. Kjo ditë shënon një fillim të ri për opozitën, shënon fillimin e qëndresës së saj me të gjitha format e një beteje gjer deri edhe te mosbindja civile, forma të ndryshme të grevave, protestave, të cilat duhet të rikthejnë parlamentarizmin, duhet të rikthejnë në Shqipëri, votën e lirë për shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, Parlamenti është fiktiv, ndërsa deklaroi se janë 6 komisione hetimore, të kërkuara prej tyre, që i jan ërefuzuar.

“Faktikisht, ky parlament është krejtësisht fiktiv. Opozita në këtë parlament është një fiktivitet, janë 6 komisionet hetimore parlamentare që janë refuzuar në shkelje flagrante të Kushtetutës. Janë gjashtë komisione parlamentare të refuzuara, sepse që të gjitha në një mënyrë ose në një tjetër, çojnë direkt te Edi Rama”, deklaroi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›