Bardhi: SHBA është aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve” në Washington, deklaroi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë.”
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi nënvizon se gjatë kësaj vizite zyrtare, ka pasur mundësinë që gjatë takimeve të zhvilluara të ndajë pikëpamjet për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.
“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Bardhi, duke e shoqëruar postimin edhe me një fotografi.
/rtsh.al/