E Martë, 3 Nëntor 2026

“Rithemelimi” mbledh Këshillin Kombëtar ditën e shtunë

Rithemelimi do të mblidhi ditën e shtunë Këshillin Kombëtar të partisë.

Organi më i lartë vendimmarrës i partisë,  do të mblidhet më datë 3 shkurt, ora 17:00 në selinë e “Rithemelimit”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit, Edi Paloka përmes një njoftimi për mediat.

Sipas njoftimit, në rend të ditës do të diskutohet  se si do të vijojë aksioni opozitar pa ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në masë arresti në banesën e tij.

Gjithashtu do të diskutohen dhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti, situata në Parlament si dhe gjendjen ekonomike dhe sociale e vendit. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›