E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardhi publikon videon: Berisha-Rama-Meta, bashkë kundër PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka publikuar pak minuta më parë një video, nëpërmjet së cilës akuzon ish-kryeministrin Berisha, presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për bashkëpunim kundër PD. Zoti Bardhi shkruan se njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD.

“Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se ata janë bashkë, se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Meten. Zgjidh Berishën e Meten dhe merr Ramën.”- shkruan ai.

     

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›