E Diel, 1 Nëntor 2026

Bardhi takim me senatorin italian: PD e vendosur të përshpejtojë procesin e reformave transformuese për vendin

TIRANË, 21 prill /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë vizitës zyrtare në Romë, Itali, u takuan me senatorin Francesco Silvestro, kryetar i Komisionit të Përhershëm për Çështjet Rajonale në Senatin Italian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se shqiptarët meritojnë të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian.

“Kjo është një aspiratë që kërkon punë konkrete dhe reforma të thella”, nënvizoi ai.

Bardhi shtoi më tej se, reformat, përfshirë atë territoriale, duhet të kryhen me përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.

Sipas tij është e domosdoshme që kjo reformë t’i jap zgjidhje edhe problemit të rëndë të shpopullimit të zonave rurale.

Bardhi theksoi se “Partia Demokratike mbetet e vendosur të bëjë gjithçka për të përshpejtuar procesin e reformave transformuese për vendin dhe për të garantuar që Shqipëria të ecë në rrugën e duhur europiane”.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›