Bare Doreheqja pergjegjesi morale dhe institucionale

Ish-kryetari i Degës së Partisë Socialiste në Tiranë, Besnik Bare deklaron dha vendimin për dorëheqje si një përgjegjësi morale dhe institucionale.
Burime nga grupi parlamentar bënë të ditur se një ditë më parë Bare i ka kërkuar në një takim personal kryetarit të vet, Edi Rama të tërhiqet nga detyra, tanimë që edhe vetë partia është në një proces zgjedhor të brendshëm.
Sajmir Tahiri eshte ai që do të drejtojë punën në krye të kësaj dege, normalisht i asistuar në këtë fazë tranzicioni edhe nga Bare, i sapolarguar. Tahiri është një politikan i ri, që u afrua në Partinë Socialiste pas vitit 2005, kur drejtimin e forcës më të madhe të opozitës e mori Edi Rama.
Ky ndryshim lidhet me procesin zgjedhor në Tiranë pas 8 majit, kur pa përmendur mekanizmat juridikë të vënë në lëvizje nga shumica, Edi Rama doli sipër rivalit të vet, Lulzim Basha vetëm 10 vota.
Nga një diferencë prej më shumë se 20 mijë votash në vitin 2007, bjerrja e votave deri në këtë pikë e ka orientuar shigjetën e përgjegjësisë edhe mbi drejtuesin e degës, Besnik Bare që ishte në krye të saj që prej 6 vjetësh. Për të mbetur në këtë kontekst, komandimi i Saimir Tahirit në këtë pozicion lidhet sadopak me rezultatet elektorale në zonën e tij të përgjegjësisë, në Kombinat, ku ballafaqimi mes PS-së dhe LSI-së dominoi ndaj rivalitetit me demokratët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Reforma administrative territoriale, sa më shpejt, aq më mirë
Kujtim Morina - Nevoja e bërjes sa më shpejt e reformës të rindarjes administrative territoriale po diskutohet gjithnjë e më shumë kohët e fundit dhe shumë përfaqësues të partive politike dhe deputetë janë shprehur në mbështetje të kësaj reforme “Wikileaks", po afron vjeshta
Artan Mullaj - Sot është epshndjellëse të imagjinosh si ndihet Kryeministri i vendit pas publikimeve të “Wikileaks”. Përdora frazën “epshndjellëse”, për të lënë të supozuar një shkallë ekstreme të kureshtjes publike për prapaskenat në politikën shqiptare, por në këtë rast, fraza më e saktë do të ishte “e pamundur” Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare kundër korrupsionit
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu deklaroi se nevojitet një përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin.
Kukan: Të rinisë dialogu
Hapja e sesionit të ri parlamentar u përshëndet dhe nga Eduard Kukan, kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian. PS e Tiranës, ikën Baraj
Partia Socialiste e Tiranës prej sot do të ketë një kryetar të ri që do të drejtojë degën më të madhe të opozitës në Shqipëri.
Lajmet kryesore
Bogdanovic: Ditë të vështira për serbët në veri
Paralajmërohet kthimi i barrikadave
Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare kundër korrupsionit
Zero tolerancë për Greqinë
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur