E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare: PS, as i fitoi dhe as i humbi zgjedhjet

Kandidati për deputet dhe kryetari i PS-së për Tiranën Besnik Bare është shprehur në një intervistë për BBC-në se PS-ja nuk i ka humbur zgjedhjet, por as nuk i ka fituar ato prandaj kryetari Edi Rama duhet të vazhdojë drejtimin e partisë. Në Shqipëri nuk janë zhvilluar zgjedhje me standarde, dhe vetëm një qeveri e barazlarguar nga partitë politike do të mundësonte zgjedhje reale e demokratike. Dhe, sa kohë nuk kemi vendosur në murin e demokracisë këtë gur themeltar, ne nuk do mund të integrohemi realisht në Bashkimin Europian theksoi Bare. Ndërsa për dorëheqjen e Ramës Bare është shprehur se ky është një vendim që i takon atij ta marrë dhe forumeve të partisë, por përderisa nuk ka humbës Rama ka të drejtë të plotë për të mos e konsideruar veten dhe njëkohësisht dhe për të patur një vazhdimsi në drejtimin e PS-së, sigurisht duke pranuar edhe sfidën e çdo kujt që konkuron për të kapur këtë lloj pozicioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›