Shkodër/ Asgjesohen 5826 rrënjë hashash
Policia e Shkodrës asgjesoi të premten gjatë një aksioni rreth 5826 rrënjë bime narkotike e llojit kanabis sativa. Sipas burimeve të policisë sasia e lëndës narkotike u gjet e kultivuar në disa nga fshatrat e komunës Guri i Zi, përgjithësisht në toka pa pronarë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesëve të kësaj sasie bimë narkotike, e cila u asgjesua me djegie.
Gjatë dy javëve të fundit policia e Shkodrës ka kryer disa aksione në zona të ndryshme të qarkut, kryesisht në zonat e thella malore, ku bima narkotike kultivohet në toka pa pronarë. Si rezultat i këtyre aksioneve janë asgjesuar mbi 9000 rrënjë bime narkotike të llojit kanabis sativa.