E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare izolim ne qeli pas kercenimit te Berishes

Nje dite pas kercenimeve ndaj kryeministrit efektivet e Policise se Burgjeve bastisin qeline e tij


Kontrolli eshte kryer me arsyetim te nje veprimi rutine per sende te paligjshme


TIRAN- Kercenimet sharjet e fyerjet e Aldo Bares ne adrese te kryeministrit Sali Berisha i kane kushtuar te akuzuarit si kreu i bandes se Lushnjes. Lajmi konfirmohet nga burimet te Shekullit ne paraburgimin Jordan Misja si dhe nga familjare te disa te paraburgosurve qe ndodhen aty ne pritje te gjykimit.


Sipas ketyre burimeve mesohet se rreth ores 1700 te pasdites se te merkure efektive te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve te njohur si punonjesit e toges se shoqerimit shumica prej tyre te maskuar kane hyre neper qelite e te gjithe te paraburgosurve te 302-it duke ushtruar kontroll te imtesishem per sende te paligjshme.


Gjate kontrollit ne qelite e te burgosurve mesohet se punonjesit e policise se burgjeve kane kontrolluar edhe qeline e te paraburgosurit Aldo Bare. Sipas burimeve gjate kontrollit efektivet kane hedhur sendet personale te tij te dhomes jashte qelise.


Batanijet rrobat sendet personale e deri te frigoriferi e televizori qe ndodheshin ne dhomen te Aldo Bare jane nxjerre ne korridorin e katit te pare te burgut ku i akuzuari si kreu i bandes se Lushnjes mbahet i izoluar. Pas nxjerrjes se Bares nga qelia e tij ajo i eshte nenshtruar nje kontrolli te imtesishem per gjetjen e sendeve te paligjshme.


Pas me shume se 30 minutave kontroll punonjesit e policise se burgjeve nuk kane gjetur ndonje send te ndaluar-thane burimet. Para largimit nje nga efektivet e ketij institucioni ka nisur te debatoje me te pandehurin Bare duke e provokuar per deklaratat e tij ne sallen e gjyqit nje dite me pare ku Bare kercenoi kryeministrin Berisha.


Debati i tyre ka kaluar me tone te larta ndersa perfundoi me izolimin e Bares ne dhomat e izolimit per disa dite si ndeshkim per sjellje jo te mire kundrejt efektivit te policise me maske ne koke. Aldo Bare degjohej edhe ne katin e dyte te paraburgimit ndersa bertiste per shkaterrimin e qelise se tij.


Ai kerkonte drejtesi dhe kerkonte qe punonjesit e burgut te mos te krijonin probleme personale me ate- tha per Shekullin nje nga te paraburgosurit e burgut 313 nepermjet celularit. I pyetur per kete rremuje ne qelite e paraburgimit Jordan Misja drejtori i ketij institucioni mohoi te kete pasur ndonje incident apo rremuje.


Kontrollet e dhomave te paraburgimit jane te zakonshme bazuar ne rregulloren e burgjeve per sende te paligjshme qe te paraburgosurit mund te kene. Ai me tej shtoi Nuk eshte e vertete qe Aldo Bare eshte izoluar. Ai qendron ne dhomen e caktuar qe pas ekstradimit te tij ne Shqiperi.


Avokati i te pandehurit i pyetur nga Shekulli tha se nuk kishte informacione per cfare kishte ndodhur mbremjen e se merkures ne paraburgimin Jordan Misja. Nuk kam informacion per kete situate. Une te shtunen mund te takoj klientin tim dhe do te mesoj ndonje gje me shume- deklaroi ai.


Prokuroria
Fyerjet e Bares mund te ndiqen nga i demtuari ne gjykate


Pas kercenimeve dhe sharjeve te Aldo Bares prokuroret e ceshtjes nuk kane nisur ndonje hetim. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise per Krime te Renda.


Sipas tyre nuk mund te niset nje hetim penal pasi akuzat qe mund te kete konsumuar Bare me ato deklarime ne sallen e gjyqit jane fyerjet dhe shpifje akuza keto qe ndiqen me ane te nje procesi civil ku i demtuari i drejtohet Gjykates.


Prokuroria nuk mund te nise hetimet kryesisht pasi vepra penale e mundshme e konsumuar eshte fyerje dhe shpifje qe ndiqen nga te demtuarit ne Gjykate ne nje proes civil.


Deri me tani nuk kemi ndonje kallezim penal nga kryeministri Sali Berisha apo punonjesi i policise i cili u be pre e sharjeve dhe fyerjeve te Aldo Bares qe te nisim hetimet-thane burimet e akuzes.


Sipas tyre nese dorezohet nje kallezim penal do te ndiqet per te pare se cfare vepre ka kryer Bare. Dy dite me pare Aldo Bare iu drejtua me kercenime fyerje dhe ofendime kryeministrit Berisha dhe pjesetareve te familjes se tij ne lidhje me konfiskimin e pasurise se tij Lagunen e Karavastase.


Debati me gjyqtaren dhe kercenimet ndaj kryeministrit


A.Bare Nuk ka bir nene te ma marre Lagunen. Ia shk... nenen Sali Berishes e kushdo tjeter qe ta preke ate prone... permend familjare te tjere te Berishes dhe shan rende
Gjyqtarja Hajdari Qetesohu dhe mos bej presion ne salle


A.Bare Nuk bej presion une. Ate qe e them e mbaj dhe e bej.
Gjyqtarja Hajdari Ulu dhe mos kerceno njerezit


A.Bare Sa te jem une gjalle nuk do ta gezoje kush Lagunen As Sali Berisha i q... m... dhe asnje gjyq a person tjeter


Gjyqtarja Hajdari Nxirreni jashte urdheron policet
A.Bare Po te dua e coj Tiranen ne Janine dhe Janinen e sjell ne Tirane edhe nga ketu ku jam. Nuk kam vdekur une akoma


Gjyqtarja Lidheni dhe nxirreni jashte salles per prishje te qetesise.
A.Bare Uje te zi i nxjerr edhe nga ketu ku jam atij qe prek pronen time
Policet Hajde ec i vene prangat


A.Bare Po ti cke qe me shikon ashtu. Ta tregoj une mire ty se cfare te bej te q... r...i drejtohet nje polici qe ishte ne salle qe po e shikonte me ngulm


Krimi dyshohet te kete ndodhur per motive hakmarrjeje. I arrestuari dyshohet si pjese e nje grupi grabitesish


Vrasja e Iriqit te Bares prangoset i dyshuari


LUSHNJ - Policia e Lushnjes arreston Orgest Bilbilin 20 vjec i dyshuar si autor i vrasjes se Gerti Lales 28 vjec i njohur me pseudonimin Iriqi dhe i dyshuar si pjesetar i bandes se Aldo Bares.


Burimet zyrtare te policise thane dje se Bilbili 20-vjec u ndalua ne oret e vona te se merkures pas nje hetimi me teper se 4 mujor. Gerti Lala mbeti i vrare ne muajin korrik te ketij viti pas disa goditjeve me thike dhe me arme zjarri ne Lushnje prane baneses se tij. Shkak per vrasjen dyshohet hakmarrja si piste kryesore mbetet per tu verifikuar edhe lidhja e te dyshuarit si autor me te vrarin nga Banda e Lushnje Luan Bilbili.


Burimet thane se ne hetim jane edhe disa persona te tjere te dyshuar si bashkepunetore te te akuzuarit ndersa pas ngjarjes policia kishte deklaruar se kishte pasur me teper se nje te dyshuar. Pas arrestimit Orgest Bilbili nuk pranoi te flase dhe tiu pergjigjet dyshimeve te hetuesve. Akuza e ngritur ndaj tij eshte vrasje me paramendim.


Vjedhjet


I arrestuari Bilbili dyshohet edhe si autor vjedhjesh lokalesh e banesash ne Lushnje e Fier. Policia beri te ditur se dje eshte bere e mundur zbardhja e shtate ngjarjeve kriminale ne fushen e krimeve kunder prones si dhe ndalimi i shtetasit Laert Hoxha 18 vjec banues ne Lushnje.


Sipas policise Hoxha eshte autor i dyshuar i bastisjes se lokaleve e banesave te kryera ne kohe e vende te ndryshme ne Lushnje e Fier ku jane vjedhur pajisje elektronike televizore kompjutera etj.


Keto krime jane kryer ne bashkepunim me Orgest Bilbilin i arrestuar si dhe dy te shpallurit ne kerkim Fation Sina dhe Dane Shurdhi. Ndalimi i shtetasit Laert Hoxha eshte bere ne vazhdim te procedimit penal nr. 405 te vitit 2010 ku jane ndaluar edhe shtetasit Fatjon ela Ardit Nuhu Anterio Kaloshi dhe Armando Sina. Ai akuzohet per vjedhje ne bashkepunim.


Gerti Lala u qellua me thike dhe me arme zjarri


Gerti Lala 28 vjec banor i Lushnje ishte me disa miq te tij rreth ores 2300 te 8 korrikut para se te ekzekutohej prane shtepise. Dyshohej se ai ishte ndjekur deri kur hyri ne pallatin ku banonte.


Ne sallen operative te policie se Lushnjes u njoftua menjehere ngjarja ndersa agjente te policise mberriten ne pak minuta ne vendngjarje. Gerti Lala sipas policise kishte marre ne trup shtate goditje me thike si dhe tre plumba njeri prej te cileve pas koke.


Sipas deshmive te marra nga fqinje dhe te aferm te viktimes por edhe nga keqyrja e vendit te ngjarjes mesohet se autoret e krimit jane me shume se nje dhe fillimisht ata jane perleshur fizikisht me viktimen. Me pas eshte qelluar me thike e me tej nuk jane kursyer as plumbat. Autoret dyshoheshin dy persona nisur nga menyra e realizimit te krimit.


Sipas burimeve nga policia ne vendngjarje jane gjetur objekte te lena nga autoret si nje kreher arme zjarri nje dorashke si dhe dy gezhoja. Fqinjet qe kishin degjuar perleshjen perpara ekzekutimit thane se kishin degjuar thirrjet e te demtuarit per ndihme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›