Policia parandalon nje vjedhje me arme

Tirane 18 Nentor NOA - Gjate oreve te vona te mbremshme forcat e policise se komisariatit te Policise nr.1 Tirane bene te mundur parandalimin e nje tentative vjedhje me arme.
Fale informacioneve operative te poseduar nga punonjesit e ketij komisariati se disa persona po peragtiteshin per te realizuar nje tentative vjedhje me arme ndaj kalimtareve te rastit ne rrugen Ali Demi ne afersi te nje tuneli permes pallateve ku dyshohet se autoret do te shfrytezonin erresiren per te realizuar vjedhjet.
Pas nderhyrjes se menjehershme te strukturave te Policise u arrit parandalimi si dhe u arrestua ne flagrance Avion Bardhok Nikollaj 20 vjec banues ne Selite Tirane.
Arrestimi i tij u krye sepse mbreme ne rrugen Ali Demi ne afersi te nje tuneli prane shkolles 1 Maj pas nje kontrolli te ushtruar nga Patrulla e Pergjithshme e Policise eshte gjetur nje arme zjarri pistolete Zastava e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.
Krahas arrestimit te shtetasit te lartpermendur jane shoqeruar ne ambientet e Komisariatit te Policise Nr.1 Tirane edhe tre persona te tjere ndaj te cileve po punohet per te sqaruar rrethanat apo implikimin e tyre ne kete tentative vjedhje.
Nderkohe qe materialet e perpiluara ne ngarkim te 20 vjecarit Avion Nikollaj i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe te mbajtjes pa leje te armeve veper penale e parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
n.e/NOA