E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare kercenon per lagunen e Karavastase

Aldo Bare nuk ka nguruar te kercenoje edhe para togave te zeza ne Gjykate. Ne seancen e radhes ne Gjykaten e krimeve te renda ne Tirane ku deshmuan tre banore te Lushnjes dhe atehere kur procesi ishte drejt fundit i cilesuar si drejtuesi i bandes se Lushnjes Alfred Shkurti ka kercenuar uleritur dhe share nga prapa hekurave per te mbrojtur me cdo kusht lagunen e Karavastase. Ne momentin kur nje ish-punetor i kesaj lagune po mbyllte deshmine Bare ka deklaruar Askush nuk me merr dot mua lagunen. As Sali Berisha. Nuk e prek dot njeri njeri me dore ate qe me perket mua.

Deklarata e forte eshte pasuar ne te njejtat moment me sharje nga me te ndryshmet disa prej tyre drejtuar dhe policeve te burgjeve qe ndodheshin ne salle. Gjendja e acaruar e te pandehurit per krime te renda duket se ka ardhur ne nje moment krejt te papritur per te gjithe te pranishmit ku askush nuk ka revoltuar Baren. Gjate pjeses se pare te seances deshmuan Xhevat Cela daja e Artur Dajes koka e te cilit u shetit ne nje tepsi ne qytetin e Lushnjes pas djegies vecmas se kufomes. Ai e cilesoi Alfred Shkurtin si hasmin e nipit te tij. Nderkohe qe deshmoi dhe Pellumb Meco banor i atij qyteti qe rrefeu se si ishte marre peng nga Arben Borici pjesetar i bandes. Meco deshmoi se si ishte cuar ne komisariatin e Lushnjes dhe aty kishte gjetur deputetin e PD-se Ilir Bano dhe kryetarin e PS-se se Lushnjes Ylli Sefa duke debatuar ashper me Boricin. Deshmia e fundit ishte e ish-punetorit te lagunes Luan Hoxha ne pjesen e tij te cilit ndodhi dhe rebelimi i Aldo Bares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›