E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane goditet grupi kriminal i vjedhesve 6 ne pranga

Operacioni i koduar Plazma perfundoi me arrestimin e gjashte shtetasve.

Ne pranga rane 61472Spartak Xhevair Qoku 20-vjec Vilson Shebri Hasa 20-vjec 61472Vehap Mejdin Halili 25-vjec banues ne Bulqize 61472Egli Myfit Mane 20-vjec 61472Romeo Mustaf Mustafa 27-vjec si dhe Etmond Todi Maska 23 vjec. Gjithashtu eshte bere shpallja ne kerkim edhe dy shtetasve te tjere qe per arsye te hetimit nuk behen publike gjeneralitetet e tyre.

Gjate ecurise se ketij hetimi eshte konkluduar se keto shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne kohe dhe vende te ndryshme dyshohet te jene autore te shume vjedhje te dyqaneve dhe lokaleve kryesisht lloto sport te ndodhura ne kryeqytet dhe ne qytetin e Durresit. Keta shtetas akuzohen per 11 vjedhje te ndryshme per gjate muajve maj dhe ne vijim.

Nga kryerja e veprimeve procedurale eshte konkluduar se keto shtetas ne bashkepunim me njeri -tjetrin jane autor edhe te nje sere vjedhjesh te lokaleve ne qytetin e Durresit si dhe supermarkete te ndryshme po ne Durres. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar 23 televizore plasma te markave te ndryshme 2 qese brenda se ciles gjendeshin nje sasi bime dyshuar e llojit Canabis Sativa 1 automjet i markes tip Renault Klio me targa TR 6807 T etj.

Aktualisht vazhdon puna intensive per dokumentimin ligjor te gjithave vjedhjeve te tjera te realizuara nga ky grup kriminal me tendence vjedhjet e pasurise se shtetasve si dhe kapjen e dy personave te tjere te shpallur ne kerkim tashme te identifikuar. /Saimir Lleshi/Start/

2010-11-17 1407

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›