E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barinjte kuksiane, thirrje per ndihme

Barinjte e fshatrave te  rrethit te Kukesit, te cilet jane izoluar ne zonat e permbytura, kane kerkuar dje ndihme per evakuimin e tyre dhe gjese se gjalle.
Jane gjithsej 10 barinj, te cilet prej ditesh kane mbetur ne disa kodrina te Bushatit, Dajit dhe ne stomet e Tomorrices. Te kontaktuar me telefon nga gazeta “Shqip”, barinjte kane thene se vershimi i ujerave ne zonat ku ndodhen ka marre me vete dhjetera krere dele. “E vetja rruge shpetimi per ne mbetet largimi prej ketu”, ka thene Liman Karanxha, i cili shtoi se ndodhej ne nje kodrine te vogel bashke me tufen prej 1 mije kreresh dele ne zonen e quajtur Mali i Jushitit. “Jemi ne gjendje shume te veshtire. Ujerat vijojne te vershojne me intensitet te madh dhe shume qengja na i kane mbytur”, tha bariu tjeter, Sami Lashi. Disa te aferm te barinjve nga Kukesi, te cilet kishin udhetuar ne vendngjarje te shqetesuar, thane se per evakuim duheshim kamione te medhenj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›