E Diel, 1 Nëntor 2026

Baritoni: Zhani Ciko na detyroi të këndojmë përpara tre kardiologëve të dehur

Share

Baritoni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ylber Gjini, e ka thelluar replikën e tij me drejtorin e Operas Zhani Cikon, duke përmendur mes të tjerave një fakt mjaft denigrues për komunitetin artistik. Ai na ka vënë të këndojmë para tre kardiologëve, të cilët erdhën një orë me vonesë në koncertin që ishte përgatitur për ta. Ishin të pirë. Pastaj na ka vënë të këndojmë në një tjetër koncert para tre gjinekologëve, pastaj para tre stomatologëve… na tha se këto koncerte ishin për financime në TKOB, financime që nuk i pamë kurrë…

Sot gazeta “Shqiptarja.com” publikon të plotë replikën e dytë të baritonit Gjini me drejtorin Ciko.

Në replikën e parë të botuar po nga kjo gazetë, më 1 dhjetor 2011, Ylber Gjini akuzonte Ciko për metoda të errëta në drejtimin e Operas. “TKOB ka nevojë për një drejtim bashkëkohor evropian, por me drejtues të pastër, pa komplekse meritokrate dhe jo pseudoartistë që zanatin më të mirë kanë servilizmin ndaj pushtetit.”- shkruan ai në shkrimin e datës 1 dhjetor. Sipas tij “strategjia e dështuar e Zhani Cikos ka dëmtuar shumë frymën demokratike në TKOB, se artisët kanë frikë të shprehin mendimin e tyre hapur dhe pa ndrojtje. Ka vendosur në TOB parulla të ndryshme ku ndalohet çdo informacion financiar. Ka një terr informativ për shpenzimet në TKOB”.

Në reagimin e tij të menjëhershëm, më 2 dhjetor, Drejtori i TKOB, thotë se është një shpifje, duhma e të cilës do të largohet shpejt, edhe pse parashikon se të tjerë emra do të shfaqen në këtë sulm. Ciko deklaronte se është i bindur se është një sulm i organizuar që nis nga libri i Edi Ramës, ku artikulohet akuza për rolin, që sipas ‘libërshkruesit’ ka pasur Ciko në dënimin e Lukë Kaçajt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›