E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baro: Vizat për Shqipërinë në vitin 2010

Ekzekutivi i BE-së do të propozojë javën e ardhshme që qytetarëve të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë t'u lejohet udhëtimi pa viza në vendet e BE-së prej fillimit të vitit të ardhshëm. Komisioneri për drejtësi i BE-së, Zhak Baro tha se në regjimin e ri të vizave do të përfshihen fillimisht Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja do të bëhen pjesë e tij më vonë, diku në vitin 2010, kur t'i kenë përmbushur kriteret e duhura. Propozimi duhet të miratohet nga 27 ministrat evropianë të drejtësisë, ndonëse votimi unanim nuk është i nevojshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›