E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetusja,rrëzon kërkesën e gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të rrëzojë kërkesën e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, për emërimin e kancelarit dhe kompetencat e tij.
Në vendimin thuhet se, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi njëzëri refuzimin e kërkesës së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve lidhur me pretendimin e saj për jokushtetueshmërinë e shprehjes në nenin 37, pika 2, të ligjit nr.9877 datën 18.02.2008 "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë " në të cilën thuhet se "Kancelari emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë. Gjykata rrëzoi edhe kërkesën në lidhje me pretendimin për jokushtetutshmërinë e shprehjes në nenin 38, shkronja 'b' te ligjit nr.9877: " b) "kancelari mbikëqyr procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes se çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, si dhe nënshkruan përcjelljen e praktikë së çështjes gjyqësore të gjyqtari i caktuar". Ndërkohë ajo shpalli shfuqizimin e papajtueshëm me Kushtetutën të shprehjes në nenin 38, shkronja 'a' të ligjit nr.9877: "a) emëron dhe shkarkon personelin e sekretarisë' gjyqësore dhe personelin administrativo-teknik të shërbimeve të gjykatës".
Ky vendim është marrë njëzëri nga të gjithë anëtarët e Gjykatës është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi sot.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›