E Diel, 1 Nëntor 2026

Baronesha Ashton nis vizitën në Tiranë, takim me Nishanin, Berishën e Ramën

Gazeta Shqip

Catherine-Ashton-EUPërfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik.

Ashton ka nisur takimin e parë me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në orën 11:00, ndërsa më pas axhenda e saj përfshin një takim me kryeministrin Sali Berisha në orën 11:40 dhe me kryesocialistin Edi Rama në orën 12:30, ndërsa në orën 13:10 Baronesha do të japë një konferencë për shtyp.

Tema kryesore e takimeve të kryediplomates europiane pritet të jetë perspektiva europiane e vendeve ballkanike.

Vizata e Ashton vjen në një kohë, kur klima politike në Shqipëri është nxehur për shkak të debatit për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së ka solli edhe një reagim të ashpër të BE.

BE-ja shpreh shqetësim dhe ndan shqetësimet e partnerëve të tjerë lidhur me pasojat e mundshme të një votimi në Parlament te besimi i njerëzve në procesin elektoral. Të gjithë krahët politikë kanë përgjegjësi për të siguruar natyrën e paanshme të administratës elektorale, thuhet në reagim.

16 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Baronesha Ashton nis vizitën në Tiranë, takim me Nishanin, Berishën e Ramën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›