E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrikadat KFOR shpreson ne bashkepunim


Një ditë para se të nisë heqjen e paralajmëruar të barrikadave në veri, KFOR-i shpreson për bashkëpunim paqësor, ndërkaq nga Beogradi kanë ardhur qëndrime të ndryshme.

Në Beograd nuk ka konfirmime zyrtare nëse kanë kontaktuar Komandën e NATO-s në Napoli, siç kanë bërë deri tani.

Pas spekulimeve të palës serbe për aksion të armatosur, KFOR-i ka thënë se nuk ka plan për heqje të barrikadave.

Në të njëjtën kohë, burimet diplomatike në Prishtinë, thotë Telegraf, kanë bërë të ditur se forcat ndërkombëtare këtë javë mund të nisin një aksion. Burimet serbe, sipas Telegraf, bëjnë të ditur se në afërsi të Mitrovicës gjenden trupat e FSK-së.

Oliver Ivanovic, i ashtuquajturi sekretar për Kosovën, thotë se nëse KFOR-i tenton të kalojë, nuk do t’ia dalë, sepse do të jenë shumë njerëz në barrikada.

Sipas tij, nga KFOR-i priten dy fjalë: “që nuk do të lejojë kalimin e trupave të armatosura dhe se nuk do të transferojë doganierët në pikëkalimet kufitare”. Ai madje thotë se aksioni i mundshëm i KFOR-it nuk do të ketë sukses, “përderisa është populli i paarmatosur në barrikada”.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews u ka dhënë kohë deri të martën qytetarëve serbë për të larguar barrikadat.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Vetëvritet ushtari i KFOR-it
Një ushtar i KFOR-it është vetëvrarë mengjesin e së dielës në veri të Kosovës.
KFOR-i: Do të shfrytëzojmë rrugët tokësore
KFOR-i synon t’i shfrytëzojë rrugët tokësore prej ditës së hënë për t’i furnizuar trupat e saj ushtarake në Portën 1 dhe 31, si dhe në Kampin “Nothing Hill”. Mitrovicë, zbulohet një skelet njerëzor
Gjatë punës për zgjerimin e një rruge, pranë vendit ku po ndërtohet spitali i ri i rajonit të Mitrovicës, punëtorët zbuluan një skelet njerzor. Vetëvendosje, hajmali për Rexhepin
Lëvizja Vetëvendosje organizoi një aksion simbolik paraditen e së shtunës në qendër të Prishtinës. Në shënjtestër të aksionit ishte Ministria e Brendshme e Kosovës. Zbardhet marrja në pyetje e Limaj
Gjatë paraqitjes së tij në prokurori, deputeti Fatmir Limaj është marrë në pyetje lidhur me cështje financiare që kanë të bëjnë me kohën kur ai ka qenë i burgosur në Hagë.

Lajmet kryesore

Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Një javë para afatit i shkruajnë gjykatës: Duam ndihmë
Vazhdon përplasja Topi-Topalli
CEZ: Gjobë dhe burg për 328 konsumatorë
Një javë e mbushur me vrasje
Idrizi: Gjoba për deklarim të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›