E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrikadat Rexhepi Bisedime me KFOR e EULEX


Ministria kosovare e Punëve të Brendshme, EULEX-i dhe KFOR-i do të bisedojnë këtë javë mbi zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili ka saktësuar se konkretisht do të diskutohet mbi aksionin e mundshëm për heqjen e barrikadave serbe.

“Jeta duhet të rikthehet në normalitet. Do të bisedojmë me EULEX-in dhe KFOR-in se cfarë do të bëjmë me barrikadat”, ka deklaruar Rexhepi.

Rexhepi: Serbët po ngrenë murin e Berlinit

Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka akuzuar serbët e Jeta duhet të rikthehet në normalitet. Do të bisedojmë me EULEX-in dhe KFOR-in se cfarë do të bëjmë me barrikadat

Bajram Rexhepi
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Kosovës se po përpiqen të ngrenë mure ndarëse në veri.

“Këto janë ide të sëmura nga individë të sëmurë, që po provojnë të ngrenë mure si ai i Berlinit. Ne do të diskutojmë për këtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka deklaruar Rexhepi për KTV.

Mediat ballkanase raportojnë se në Rudare banorët serbë kanë përforcuar barrikadat duke i betonuar ato dhe duke ngritur një

Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, ka pasur përpjekje që një mur i tillë të ngrihet edhe në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër.

Gjatë intervistës së tij, ministri Rexhepi ka nënvizuar se gjendja e sigurisë në veri është nën kontrollin e forcave kosovare dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë.

Rexhepi: Hapja e rrugëve, përgjegjësi e KFOR dhe EULEX

Zhbllokimi i rrugëve që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 nuk është përgjegjësi e autoriteteve kosovare të policisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një intervistë për Top Channel tha se kjo është përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it dhe për këtë aktualisht nuk ka ndonjë plan.

“Përsa i përket barrikadave, përsëris se kjo mbetet përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it, por nëse kërkohet edhe përfshirja e policisë sonë nuk ka problem. Ata kanë rrugë alternative për furnizim, por nëse bëhen pengesë për KFOR-in barrikadat do të hiqen”, shprehet Rexhepi.

Në këtë situatë, pa ndonjë plan për mundësimin e lëvizjes së lirë, ministri ftoi qytetarët serbë që në vend që të qëndrojnë në barrikada të fillojnë përgatitjet për sezonin e vjeshtës dhe dimrit.

“Është më mirë që ata serbë që rrinë në barrikada të përgatiten për vjeshtën e dimrin se sa të qëndrojnë aty, por kjo është çështja e tyre”, shtoi ministri i brendshëm.
Sondazh

Mendoni se ka rrezik per konflikt te ri ne veri te Kosoves?

Po, situata duket e tensionuar

Jo, duket qe jane marre masa


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_369'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(369); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Greqia në ankth për krizën
Shkurtime nga puna dhe taksa të reja. Rrezik falimentimi
Shpërthim në Ankara, viktima
Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgi
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›