Barroso: Duhet kompromis për firmosjen e Traktatit të Lisbonës

Kryekomisioneri i BE-së Hose Manuel Barroso ka pohuar se duhet një kompromis i madh për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Deklarata e Barrosos erdhi gjatë një samiti që po zhvillohet në Bruksel me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
" Politikanët dhe diplomatët europianë kanë arritur që të jenë të suksesshëm për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, pavarësisht se është ende e pazgjidhur çështja e e ratifikimit nga ana e Çekisë."-pohoi Barroso gjatë një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së.
Gjithashtu kryekomisioneri Europian e përkufizoi si një maratonë të gjatë ratifikimin e Traktatit të Lisbonës, si edhe u shpreh optimist për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të qujtur të ligjshme këtë traktat.
Veprimi i Gjykatës Kushtetuese çeke ka ardhur pas pretendimeve të presidentit çek Vaclav Klaus. Klaus dëshiron që të kuptojë nëse strukturat e BE-së do të jenë strukturat e një një organizate shtetesh opa një formacin super-shtetëror. Pas këtij pretendimi të Klaus, BE-ja ka pranuar një kusht të Çekisë për t'i bashkangjitur këtij traktati edhe një deklaratë të të drejtave të njeriut.
"Unë nuk jam dakort me këtë kusht të Çekisë, por BE-ja është një organizatë ku bashkohen interesat e shumë njerëzeve si edhe shteteve, për pasojë ne jemi të detyruar që të pranojmë edhe diversitetin si edhe idetë e kundërta e njerzve që punojnë me ne."- pohoi Barroso në lidhje me kushtin e Çekisë.