E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku kërkon mbështetje ndërkombëtare

Ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, i bën thirrje Shteteve të Bashkuara për një angazhim më të madh pas shpërthimeve të së dielës në Bagdad, ku mbetën të vrarë më shumë se 157 vetë. Sulmi i dyfishtë vetëvrasës që ndodhi në fundjavë ishte më i rëndi këto dy vitet e fundit.

Ministri i Jashtëm, Zebari theksoi se Amerika nuk do të duhej të braktiste Irakun në këtë situatë të vështirë. Ai shtoi se sulmet me bomba në fundjavë i kishin dhënë një grusht të fuqishëm besimit të forcave të sigurimit të Irakut.

Parlamenti irakian duhet të miratoj deri të dielën e ardhshme një legjislacion të debatueshëm, i cili do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, përndryshe Iraku do të përballej me shtyrjen e tyre.

Ministri i Jashtëm tha se shtyrja e zgjedhjeve do të mund të çonte në sulme të tjera, të cilat do të mund të nxisnin Pentagonin që të përshpejtojë largimin e plotë të forcave amerikane nga Iraku.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›