E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso Ekonomia evropiane po e merr veten

Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha sot se ripertritja ekonomike ne Bashkimin Evropian po kap ritmin dhe rritja kete vit do te jete me e larte se sa ishte parashikuar fillimisht. Ai theksoi se prioritet kryesor i BE-se eshte rritja e qendrueshme.

Qellimi yne eshte rritja e qendrueshme dhe gjitheperfshirese. Ky eshte prioriteti yne kryesor tha Barroso.

Por zoti Barroso tha se papunesia ne BE ende eshte shume e larte.

Keto komente ai i beri ne fjalimin e tij te pare te gjendjes se unionit para Parlamentit Evropian ne Strasburg.

Zoti Barroso theksoi se reformat strukturore duhet te pershpejtohen gjate 12 muajve te ardhshem dhe 27 vendet e BE-se tani duhet te tregojne solidaritet.

Kete vit vendet anetare te Bashkimit Evropian dhe ato te euro zones kishin kaluar neper probleme te krizes se borxheve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›