E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e Selmanllarit I dhashe 20 Avllait se ishte miku i Rames

Nje dite pas deshmise ne Prokurori se biznesmenit Rrahman Selmanllari diten e djeshme avokati i tij Genc Gjokutaj ka zbardhur deponimin e Selmanllarit.
Sipas Gjokutajt Selmanllari ka deshmuar se Dritan Avllai i ka kerkuar atij 20 te aksioneve ne kembim te lejes se ndertimit. Po ashtu Selmanllari ka pohuar se ka pranuar kerkesen pasi Avllaj e ka paraqitur veten si shok i kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama.
Avokati Gjokutaj deklaroi se disa media te shkruara dhe televizive kane abuzuar me deshmine e Selmanllarit dhe ndaj tyre po mendohet te ngrihet nje padi penale.

Biznesmeni Selmanllari ka deshmuar dje prane Njesise Task-Force ne Prokurorine e Tiranes per llogari te hetimeve te hapura pas deklarates se deputetes demokrate Albana Vokshi. Kjo e fundit akuzoi Bashkine e Tiranes per afera me lejet e ndertimit. Ajo tha se bashkejetuesi i saj Arjan Tartari kane paguar nje shume te konsiderueshme ne bashki per nje leje ndertimi madje beri me dije edhe nje dokument.

Ne oret e pasdites se djeshme ne Prokurorine e Tiranes eshte paraqitur edhe biznesmeni Dritan Avllaj i shoqeruar edhe ai me avokat mbrojtes. Avllaj i cili njihet si Tan Lepuri ka dhene shpjegime pas akuzave te deputetes Vokshi se ka qene sekser per nxjerrjen e nje leje ndertimi duke perfituar 20 per qind te aksioneve ne firmen Vision Contruction e cila drejtohet nga biznesmeni Arjan Tartari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›