Barroso Kercenimi per euron kaloi

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, deklaroi se kërcënimi për mbijetesën e euros tashmë ka kaluar.
Sipas kreut të KE-së, pika e kthesës ishte shtatori i 2012-s, kur Banka Qendrore Europiane vendosi që të blinte sasi të pakufizuar të borxheve të vendeve anëtare.
Me këtë veprim, sipas Barrosos, investitorët kuptuan përfundimisht se drejtuesit e shteteve anëtare të BE-së i janë përkushtuar mbijetesës së monedhës së përbashkët.
Megjithatë, ai paralajmëroi të hënën se situata ekonomike mbetet “e vështirë”.
“Vendet anëtare janë ende të rënduara nga borxhet dhe Kriza FinanciareBankat, më shumë fleksibilitet likuiditeti nga BazeliSpanjë, i papuni i vë flakën vetes FMN prish “festën” e bursave lëvizjet për konsolidimin e buxheteve kombëtare janë vetëm në fillimet e saj”, deklaroi Barroso, në një fjalim të mbajtur në vendin e tij të origjinës, në Portugali.
“Megjithatë, lajmi i mirë për të gjithë është se në 2013-n, askush nuk do të shtrojë pyetjen nëse do të shpërthejë apo jo Eurozona. Besueshmëria e monedhës së përbashkët, varet mbi të gjitha nga vendosmëria dhe politikat e qarta të institucioneve që e mbështesin dhe hapin e parë, atë të rikuperimit të besimit, e kemi kaluar”.
Kreu i KE-së shtoi në fund se kriza aktuale e Eurozonës, nuk lidhet me një problem sistematik të Bashkimit Europian në vetvete, por me sjelljen e papërgjegjshme të disa vendeve anëtare, që ndër vite kanë grumbulluar borxhe të paqëndrueshme.