E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso Maqedonisë: Emri është çelësi për në BE

Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Europian bëri të ditur nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në bllokun 27 anëtarësh, presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso i bën apel maqedonisë të zgjidhë çështjen e emrit. Rekomandimi ynë është një stimul për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Ne kemi bërë një analizë objektive lidhur me progresin e bërë në bazë të kritereve që kemi vendosur, dhe jam i kënaqur të shoh progres në këtë drejtim. Por edhe pse propozuam negociata, kemi thënë gjithashtu se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë shumë të rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian.
Kjo ceshtje, ka krijuar prej kohësh krijon tension mes Maqedonisë dhe Greqisë. Sic shkruan gazeta maqedonase Dnevnik, Barroso e cilësoi këtë, si celësin qe shkupit zyrtar te ece perpara me negociatat.
Por, ashtu siç është deklaruar edhe më parë, pavarësisht se Greqia fqinje ka ndryshuar qeveri, politika e saj kundrejt Maqedonisë nuk do të ketë ndryshime. Kryeministri i vendit, Jorgos Papandreu është shprehur se nuk do të bëjë lëshime dhe as ndryshim të sjelljes diplomatike lidhur me këtë çështje, edhe pse, gjatë vizitës së tij në Turqi, u shpreh se Greqia është e interesuar në një zgjidhje e cila duhet të sigurojë stabilitet në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›