E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, sistemi i ri i identifikimit të udhëtarëve

Franca është bërë vendi i parë europian që ka prezantuar një sistem të ri vullnetar të printimit të shenjave të gishtërinjve, i cili duhet të bëjë të mundur lëvizjen e shpejtë të udhëtarëve brenda bllokut 27-anëtarësh. Ministri për emigracionin, Erik Beson ka qenë dhe personi i parë që ka eksperimentuar këtë mënyrë identifikimi, duke lejuar që shenjat e tij të gishtërinjve të regjistrohen se bashku me detajet e pashaportës së tij. Teknologjia e re, lejon që udhëtarët të hyjnë në një vend vetëm duke prekur një aparat skanimi, i cili konfirmon identitetin e tyre. Kjo teknikë do të provohet në të gjitha vendet e zonës Shengen, në 25 vendet të cilat kanë hequr kontrollet kufitare me njëra-tjetrën. Për kritikët e të drejtave civile në vend, sistemi dëmton integritetin personal duke qenë se vetëm fillimi aplikimit të një metode të re që mendohet të aplikohet vite më vonë, ajo e skanimit të irisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›