Barroso ne PE Rimekembja eshte afer niveli i papunesise i papranueshem

Në fjalimin e tij para Parlamentit Europian. Barrozo ka renditur prioritetet e kontinentit të vjetër. Për presidentin e Komisionit Europian tashmë drita në fund të tunelit për sa i përket rimëkëmbjes ekonomike të zonës euro është shumë pranë. Sipas tij tashmë është koha kur mund të shihen frytet e sakrificave të bëra që në fillim të krizës ekonomike. Por, më pak optimizëm ai ka treguar kur është bërë fjalë për papunësinë duke i konsideruar si të papranueshme nivelet e arritura deri tani. Barrozo më pas i është rikthyer dhe njëherë domosdoshmërisë për të kompletuar sa më shpejt reformat strukturore për të përforcuar sistemin europian. Dhe prioritet absolut mbetet unioni bankar.