E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimet e Bektashizmit ne Shqiperi

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përkujton misionin e parë bektashi në hapësirat ballkanike. Bëhen 750 vjet qysh kur misionari Sari Salltik, përshkoi rajonin dhe u ndal në disa treva në Shqipëri për të përhapur besimin në udhërin e Haxhi Bektashit. 

Burimet historike i identifikojnë fillimet e bektashizmit në gjysmën e dytë të shekullit të shtatëmbëdhjetë, por klerikët që përdorin gjuhën e legjendës i vendosin kufijtë në fillim të shekullit të 14.
Legjenda thotë se Sari Salltëku, për shkak të kohëve të trazuara, erdhi në Ballkan i maskuar si murg i krishterë, në fillim të shekullit të 14 duke përshkuar disa nga qytetet kryesore, Shkupin, Ohrin, Krujën, Janinën.

Në dokumentarin “Fillimet e Islamit dhe të bektashizmit në Shqipëri” që u shfaq për të ftuarit e komuniteteve fetare nga Shqipëria dhe rajoni, prezanton vende të shenjta dervishësh, në disa zona të Shqipërisë që tregon për shtrirjen e gjerë që ka pasur urdhëri mistik nga Gjirokastra në Shkodër në shekullin e 17. 
Dëshmitë simbolike të një qendre të rëndësishme të bektashimit i gjejmë në Krujë, gurët e varreve të shtatëqindës dhe teqe të vogla. 
Shqipëria u njoh si qendër e bektashizmit botëror në vitin 1925 dhe brenda pak viteve numri i bektashinjve arrin në 200,000 Bektashinj.

Në përkujtimin e misionit të parë bektashi vihet re mungesa e historianëve dhe studiues të shkencave humane, ndërsa nuk përmendet roli i pushtimit osman dhe metodat që u përdorën për islamizimin në masë të vendit. Atëherë a janë klerikët ata që duhet të bëjnë historinë e fesë?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›