Basha - inspektoreve te rinj Ju engjejt mbrojtes te Tiranes

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka marre pjese sot ne gradimin Inspektor te 64 punonjesve te Policise se Shtetit pjese e Patrulles se Pergjithshme te Policise se Tiranes.
Basha pasi pergezoi punonjesit e policise per punen e bere tha se qeveria mirepret shtimin e radheve te atyre ai i quajti engjej mbrojtes te ketij qyteti
Ne nuk inaugurojme thjesht gradimin tuaj si inspektore. Ne mirepresim shtimin e radheve te atyre qe jane engjej mbrojtes te ketij qyteti tmerri i keqberesve njerezit qe naten dhe diten jane ne krah te qytetarit duke i ndihmuar per sigurine e femijeve te tyre per sigurine e te moshuarve per sigurine e fqinjeve te lagjeve te shtepive te bizneseve. Mbi shpatullat tuaja rendon pergjegjesia por edhe krenaria e te qenit engjej mbrojtes te ketij qyteti te ketij qyteti i cili rritet me shpejtesi dhe po me shpejtesi rriten edhe sfidat e sigurise sfida me te cilat organizata policore ka ditur dhe do te dije te perballet tha ai
Duke iu referuar reformimit te Policise se Shtetit ministri Basha tha se brenda ketij viti procesi i pajisjes me uniformen e re te Policise se Shtetit do te perfundoje ne mbare vendin. Nderkohe ministri duke mos dale jashte fokusit te kryeqytetit theksoi se Tirana brenda ketij viti do te kete pajisjet me moderne qe teknologjia e sotme ofron ne bote sistemin e vezhgimit pamor 24 ore per te gjithe qytetin.
Basha tha se ky eshte vetem fillimi dhe vazhdimi I nje pune te shkelqyer nga gjithsecili prej jush ne dobi te qytetit te Tiranes si dhe u premtoi atyre se ne asnje cast nuk do te ndihen te braktisur.