E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ Ne Japoni nuk ka viktima nga Shqiperia

Ministria e Puneve te Jashtme ka bere te ditur se deri me tani nuk ka informacione per viktima shqiptare ne Japoni. Ambasadori i Shqiperise ne Tokio ka konfirmuar nje gje te tille. MPJ po ndjek me vemendje situaten e krijuar ne Japoni pas termetit te fuqishem dhe cunamit dhe eshte ne komunikim te vazhdueshem me Ambasaden tone ne Tokio per tu interesuar per shtetasit shqiptare qe ndodhen atje. Ambasadori i Shqiperise ne Japoni raporton se deri tani nuk ka asnje viktime nga shtetasit shqiptare gje e cila eshte konfirmuar edhe nga Ambasada e Japonise ne Rome. Ne Tokio ndodhen rreth 20-30 shtetas shqiptare te cilet ndodhen atje per studime dhe trajnime ose te punesuar me familjet e tyre. Ambasada Shqiptare ne Tokio eshte ne komunikim te vazhdueshem me autoritetet e vendit per te siguruar informacionet me te fundit ne lidhje me shtetasit shqiptare me banim ne zonat e prekura nga kjo fatkeqesi natyrore- thuhet ne njoftimin e ministrise se Jashtme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›