E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha- Granof tre vizionet e zhvillimit te Tiranes

Fondi shqiptaro amerikan  i ndërrmarjeve, ka premtuar mbështetje për projektet e bashkisë së Tiranës, të cilat kanë në fokus  zhvillimin ekonomik të  vendit, përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve si dhe modernizminin e infarstrukturës. Presidenti i këtij fondi Michael Granof, është takuar me kryetarin e bashkisë Lulëzim Basha, paraditen e së hënës. Basha u shpreh se  të gjitha investimet do të shkojnë në tre drejtime kryesore, në shërbim të komunitetit në kryeqytet.

"Identifikuam një numër projektesh me interes të përbashkët dhe pres që së shpejti bashkëpunimi ynë të marr formë konkrete ku si fondi dhe fondacioni të bashkëfinancojnë me bashkinë e Tiranës projekte në fushën e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, stazheve të punësimit për të rinjtë zhvillimit të infrastrukturës së brendshme të lagjeve të qytetit, projekteve të mëdha të infrastrukturës së jashtme", tha Lulëzim Basha, kryetar i bashkisë Tiranë.

Nga ana tjetër, presidenti i fondit shqiptaro amerikan të ndërmarrjeve Michael Granof, ka  vlerësuar vizionin e  ri të bashkisë së Tiranës, duke  u shprehur se projektet gjejnë realizim duke zhvilluar  partneritetin publik dhe privat, e duke mirëmenaxhauar lekët e taksa paguesve shqiptarë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›