Karta e Adriatikut Arvizu Kompromisi jetik ne Kuvend

Perfaqesues te vendeve te rajonit po zhvillojne ne Tirane konferencen "Karta e Adriatikut, Integrimi dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor". Ne kete konference synohet mbështetja e axhendave të përbashkëta per Integrimin ne BE nga parlamentet e secilit vend te Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Berisha e cilësoi këtë pakt, si jetik për sigurinë e vendeve të rajonit.
Nderkohe ambasdori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu kerkoi garanci per hapesirat e opozites ne jeten parlamentare . Vete kryeparlamentarja Topalli tha se bojkoti i opozites ishte shkaku kryesor i refuzimit te statusit ndonese nuk preku zhvillimet ekonomike te vendit . Ndjekim disa momente nga deklaratat e tyre per tiu ofruar nje material me te plote ne edicionin e ardhshem .
"Integrimi euroatlantik është një qëllim kombëtar që kërkon përgjigje dhe sakrifica nga popujt. Dhe si i tillë vjen mbi parlamentet. Dhe këtu në Shqipëri, në Parlamentin shqiptar, dhe këtu kam ndërmend kryetaren e Kuvendit zonjën Topalli si dhe kryetarin e komisionit të sigurisë zotin Demi që të krijojnë një kompromis dhe vizione për të siguruar që vendet të qëndrojnë në kurs. Debati i shëndetshëm është jetik dhe po ashtu është dhe bashkëpunimi dhe kompromisi", deklaroi Aleksandër Arvizu, ambasador i SHBA në Tiranë.
"Edhe në vendet e NATO lindin dukuri dhe fenomene kërcënuese ndaj lirive, të drejtave të qytetarëve të tyre. Garant i këtij rendi është NATO e cila për këto liri dhe të drejta ndërmorri sulmin ajror në Kosovë, në emër të tyre bëri me operacionin e fundit që dje kombi libian të festojë lirinë e tij, të shpallë të cliruar territorin nga një regjim barbar", tha zoti Berisha.
"Në parlament ne kemi miratuar 400 ligje që vareshin nga vota e maxhorancës, po për fat të keq nuk kemi mundur të kalojmë 4 ligje që kërkonin tri të pestat e votave që nuk vareshin vetëm nga maxhoranca po dhe opozita. Këta të fundit kanë lënë Shqipërinë pa status. Megjithatë, ne shikojmë përpara, ne nuk ndalemi për reformat", u shpreh kryeparlamentarja Topalli.
Rovena Mocka