Basha : Ka ardhur koha për qeveri që kujdeset për njerëzit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon se nën qeverisjen e kryeministrit Ramës, qytetarët po varfërohen. Në një postim në Facebook, kreu i PD Basha ka publikuar një grafik që sipas tij tregon kontrastin mes rënies së ekonomisë dhe rritjes së pasurisë së ministrave të Ramës.
“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme” shprehet kreu i PD.
Lideri i PD Basha thekson se papunësia është shtuar dhe kosto e jetesës është rritur, duke shtuar se ka ardhur koha për një qeveri, e cila kujdeset për njerëzit. “Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan zoti Basha në Facebook.