E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit!

Kryetari i Partisë  Demokratike Lulzim Basha edhe këtë të mërkurë ka akuzuar qeverinë për moskujdesje ndaj popullit,ndërsa sipas tij ministrat e kabinetit “Rama” darkojnë në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.  Përmes një statusi në Facebook ai shprehet se shqiptarët nuk marrin asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore.
“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai”shkruan lideri demokrat. “Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, thekson kreu i PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›