Basha- Ramës: Hiq dorë nga gjuha e mllefit dhe kërcënimeve, do të përballeni me pasoja
Ndërkohë që Qeveria e re e kryeministrit Edi Rama, bënte betimin përpara presidentit të Republikës, në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, ka dalë në një deklaratë për mediat, në lidhje me kërcënimin që I ka bërë kryeministri I ri Edi Rama, opozitës në parlamentin shqiptar, gjatë replikave mbi diskutimin për progarmin e qeverisë së re.
Deri sot asnjë kryeministër nukishte dëgjuar ti thoshte opozitës, ushtrova dhunë. Nuk keni parë asgjë akoma. E gjithë kjo në përfundim të një debati dy ditor në kuvendin e Shqipërisë mbi programin qeverisës.
Kërcëninmi i tij i sotëm kundër opozitës nuk është i rastit. Rama mendon se mund të kënaqi zgjedhësit shqiptarë duke ofruar strategji tensioni me opozitën dhe duke e kërcënuar atë. Duke bërë testin e dhunës verbale si paralajmërim të dhunës tjetër.
Gabon rëndë zoti Rama. Sepse populli sido që të votojë, vetëm këtë nuk pranonë. Që të dhunphet opozita e tij, pasi e konsideron opozitën vlerë të pazëvendësueshme të demokracisë. Gabon rëndë se PD është një kockë e fortë dhe e pathyeshme. Kjo opozitë është pagëzuar e tillë dy dekada më parë, në betejën më të egër me rregjimin komunist në Europë, dhe qëndron duke u ripërtërirë, për ti shërbyer pa kthim demokracië dhe qytetarëve shqiptarë.
Ju bëj thirrje ta tërhiqni menjëherë kërcënimin ndaj opozitës dhe të kërkoni ndjesë para qytetarëve. Parlamenti është shtëpia e përbashkët e përfaqësuesve të popullit. Ju ftoj ta nderoni atë, duke hequr dorë nga gjuha e mllefit dhe kërcënimeve, me të cilën nuk kemi asnjë shans të shkojmë në Europë, në të kundërt do të përballeni me pasoja që mund ti merrni vetë me mend, u shpreh Basha.